TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në Tiranë.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e saj.
Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Pritet që në vijim policia të japë më shumë detaje lidhur me motivin dhe dinamikën e ngjarjes.