AKTUALITET, 2 Janar 2019, 18:11

Krim në familje në Ballsh, i dehur vret me thikë gruan dhe kunatën

Krim në familje në Ballsh, i dehur vret me thikë gruan dhe

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ballshin pasditen e sotme ku burri ka vrarë gruan dhe kunatën pas një debati në familje. Viktimat janë Gentiana Caushaj 31-vjeçe, gruaja e autorit dhe kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe, ndërsa autori është Gazment Musta 34 vjeç, i arrestuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 minuta. Sipas policisë autori ka qenë i dehur.

Sherri në çift ka nisur, pasi gruaja donte të shkonte te prindërit e saj për festat, por burri nuk e ka lejuar. Pas debatit të fortë, ku e pranishme ishte edhe kunata, burri ka marrë thikën duke i qëlluar për vdekje.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend” njofton policia.