TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit tri ditë më parë të porositësit të vrasjes së ish-komisarit Artan Cuku, kanë dalë detaje të tjera.
Mësohet se 38-vjeçari, Bledar Jambelli, i ndryshonte vendqëndrimet herë pas here së fundmi. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se së fundmi, ky person kishte marrë me qera nje tjetër banesë por me identitetin e tij të dytë, Rikardo Muho.
Ai ka qenë prej katër muajsh në survejim nga agjentët grekë që tilët kanë pasur ndihmën e Policisë shqiptare dhe asaj greke, ndërkohë arrestimi i tij ka ardhur kohën kur u krijuan dyshime se ai mund të largohej nga vendi ku ndodhej.
Kujtojmë se ndaj Jambellit rëndon akuza e vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit, e kryer në bashkëpunim, ngjarje e cila ndodhi në prill të një viti më parë, ndërsa pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.