AKTUALITET, 23 Mars 2019, 08:24

Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh

Krim në familje, burri mbyt me duar gruan në Gramsh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gramsh, pasi një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij. Mësohet se 35-vjeçari me iniciale A.H  banues në Grekan të Gramshit, ka mbytur me duar gruan e tij  G.H rreth 32 vjeç.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes por ende nuk dihen motivet e këtij krimi.

Nga Policia thuhet  përmes një njoftimi paraprak se “materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme”.