TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria pësoi një humbje shokuese në Shkodër, duke u mundur me rezultatin 0-2 nga Turqia në ndeshjen e parë për kualifikueset e Europianit 2020. Kristian Panuçi duket se ka mbetur jo pak i hutuar pas ndeshjes, ku sikur të mos mjaftonte vetëm humbja, është ofenduar në kor nga tifozët.
I ndalur nga mediat për intervistat pas ndeshjes, trajneri italian ka humbur jo pak kohë, madje ka humbur aq kohë sa i ka ikur edhe autobusi me futbollistët. Autobusi i parkuar në hyje të stadiumit, pasi ka marrë futbollistët është bërë gati dhe është nisur për të ikur.
Është dashur ndërhyrja e stjuartëve që autobusi të ndalonte dhe të merrte trajnerin Panuçi së bashku me mbrojtësin Ardian Ismajli që kanë të dalë të fundit nga stadiumi nga stafi i Kombëtares. I gjendur në këtë situatë duke pritur që dikush të lajmëronte shoferin e autobusit, Kristian Panuçi ka shkrepur disa fotografi me policët e gjendur aty pranë