AKTUALITET, 22 Mars 2019, 23:46

Panuçi i shkarkuar, Duka në bisedime me Edi Rejan

Panuçi i shkarkuar, Duka në bisedime me Edi Rejan

Humbja me Turqinë ka lëkundur pozitat e Kristian Panuçit në krye të stolit të Shqipërisë. Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore. Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuçit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.