TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi ditën e sotme propozimin e kryebashkiakut Veliaj për dhënien e një shpërblimi sa një pagë mujore për punonjësit e shërbimit zjarrfikës, pas angazhimit të tyre në përballimin e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave civile gjatë këtij viti.
Vendimi parashikon që shpërblimin ta përfitojnë 189 punonjës me gradë të Shërbimit Zjarrfikës.
Një nga situatat më të vështira me të cilat janë përballur efektivët ka qenë zjarri në malin e Dajtit, ku angazhimi në terren ka vijuar nga 25 korriku deri më 10 shtator.
Gjatë kësaj periudhe, forcat zjarrfikëse janë mbajtur në gatishmëri të vazhdueshme për kontrollin, izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.
Ndërhyrje janë zhvilluar edhe në Daias, Priskë, fshatin Gurë dhe në zonën e Ibës, ndërsa efektivët e Tiranës janë angazhuar edhe jashtë territorit të bashkisë, në qarqet e Durrësit dhe Vlorës, në kuadër të bashkëpunimit mes institucioneve.
Numri i lartë i rasteve dhe kohëzgjatja e situatës në Dajt sollën një ngarkesë të konsiderueshme operacionale për shërbimin zjarrfikës.