AKTUALITET, 30 Dhjetor 2020, 08:54

Kreu i PDK në detyrë, Enver Hoxhaj do të vizitojë sot Tiranën, takim me krerët e shtetit

Kreu i PDK në detyrë, Enver Hoxhaj do të vizitojë sot

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe sekretari Uran Ismaili, do të vizitojë sot Shqipërinë ku do të pritet në takime të veçanta nga krerët e shtetit.

Siç bëhet e ditur përmes komunikatës, Hoxhaj do të takohet me presidentin shqiptar, Ilir Meta, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Hoxhaj do të takojë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, ndërsa do të pritet edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.