AKTUALITET, 29 Dhjetor 2020, 22:57

Jorida Tabaku publikon videon: Shqipëria e qeverisur nga Rama s’ka të ardhme, Kryeministri ka dështuar

Jorida Tabaku publikon videon: Shqipëria e qeverisur nga Rama s’ka

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka thënë se qeverisja e Kryeministrit Rama gjatë këtyre 7 viteve ishte një dështim.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tabaku ka shpërndarë një video ku Kryeministri bën deklarata në lidhje me ekonominë. Ndërkohë Tabaku krahas videos shkruan se Shqipëria pas shtatë vitesh është më e varfër dhe pa të ardhme.

“Shqipëria mbas 7 viteve të qeverisura nga Rama është më e varfër, me më shume taksa, me konsum me të ulet në familje, me të ardhura më të ulëta. Shqipëria është e zbrazur, pa shpresë, pa të ardhme! Rama është dështim dhe Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur!”, shkruan Tabaku.