TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bizneset në vend kanë marrë më shumë kredi në lekë për të financuar investimet. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e politikave monetare, ku vihet re se portofoli i kredisë në Lek u rrit me 15.3%, ndërsa kredia në valutë u rrit me 12.8%. Përshpejtimi i kredisë në Lek u mbështet nga kushte më të favorshme kreditimi në monedhën vendase, si dhe nga politikat e bankave për të orientuar financimin drejt monedhës në të cilën huamarrësit fitojnë të ardhurat e tyre.
Po ashtu, kjo tendencë është nxitur edhe nga interesi mesatar i kredisë së re në Lek për bizneset, i cili rezultoi 6.3% në tremujorin e dytë, duke rënë nga niveli 6.5% i regjistruar në tremujorin e parë. Ndërsa niveli i kredisë së re vijoi rritjen edhe për qershorin, ku sektori bankar disbursoi 45.3 miliardë lekë kredi të reja.
Kredia për sektorin privat ka shfaqur rritje të lartë edhe në tremujorin e dytë të vitit 2026, duke ruajtur prirjen pozitive të nisur prej fillimit të vitit. Portofoli i kredisë u zgjerua me 14% në terma vjetorë, ndërsa kjo ecuri pasqyron si kërkesën e lartë për financim nga bizneset dhe individët, ashtu edhe kushtet e favorshme kredituese.
Krahas nevojave të shtuara për financimin e investimeve dhe të mbulimit të nevojave afatshkurtra për likuiditet, kërkesa e lartë për kredi e bizneseve në këtë tremujor u nxit nga përmirësimi i treguesve të besimit dhe nga ambienti i favorshëm i normave të interesit. Kërkesa për kredi u raportua më e lartë edhe nga individët, e mbështetur nga nevojat e shtuara për financimin e konsumit dhe të blerjes së banesave. Ndikim pozitiv në zgjerimin e kërkesës për kredi dhanë gjithashtu edhe treguesit e besimit konsumator, normat favorizuese të interesit dhe zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave.