TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Portugali, ku një sportist 28-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një ataki kardiak gjatë lojës së futbollit në sallë.
Fabio Mendes, i cili luante për Central Social Sao Zhoao ra pa ndjenja në tokë dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor ai ndërroi jetë si pasojë e një ataku në zemër, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez.
Ndonëse mjekët e dy skuadrave janë përpjekur të rikthejnë në jetë futbollistin 28-vjeçar, i cili u dërgua me urgjencë më pas në spital, sërish ka qenë e pamundur. Ngjarja ka tronditur futbollistët dhe sportdashësit në Portugali dhe jo vetëm.
Për më shumë shihni videon dhe disa foto nga momenti i rëndë.