AKTUALITET, 20 Mars 2019, 23:08

Ka frikë se i arrestojnë Ronaldon për përdhunim, Juventus anulon turneun miqësor

Ka frikë se i arrestojnë Ronaldon për përdhunim, Juventus

Lëvizje e papritur e Juventusit, që ka vendosur të mos marrë pjesë në turneun amerikan si në vitet e kaluara dhe shkak për këtë bëhet Kristiano Ronaldo. Bardhezinjtë kishin kaluar çdo vit Atlantikun, për marketing dhe për të marrë pjesë në aktivitetin International Champions Cup.

Por sipas “New York Times”, organizatorët kanë konfirmuar se Juventus nuk do të shkelë në SHBA në këtë verë, por do të bëjë turne vetëm në Azi, duke luajtur atje ndeshjet e tij në këtë aktivitet promocional. Arsyeja ka të bëjë me frikën që kanë bardhezinjtë se duke dërguar Ronaldon në SHBA, ky i fundit mund të arrestohet nga policia si pasojë e akuzave për përdhunim, një situatë që duan të evitojnë me çdo kusht.

Për momentin nuk ka asnjë sinjalizim që një gjë e tillë mund të ndodhë, por te Juventus duan të qëndrojnë sa më larg çështjes së portugezit me modelen Ketrin Majorga dhe kanë zgjedhur këtë mënyrë për të evituar edhe publicitetin negativ që do i bëhej gjatë qëndrimit në SHBA.