TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy ditë më parë Inxhinieri Agim Seranaj, pedagog në Universitetin e Inxhinierisë është shkarkuar nga puna, ku sipas një ish-kryeministrit Berisha, shkak për këtë lëvizje është bërë e vërteta që ai Seranaj ka thënë në lidhje me shembjet e godinave në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit.
Ndërkohë aktori i humorit, Rezart Veleshnja i cili është edhe një prej zërave më kritikë kundër qeverisë, nuk ka harruar pa bërë një reagim në lidhje me shkarkimin e Seranaj.
Krahas një lajmi ku flitet për shkarkimin e inxhinierit, Veleshnja shkruan: Jetojmë në kohën kur krîmi nuk është as të vjêdhës as të mâshtrosh, as që të vrâsësh… Sot krîm quhet të thuash të vërtetën! Turp.
Kujtojmë se pedagogu Seranaj në intervista të ndryshme ka theksuar se në shembjen e qindra ndërtesave në tre qarqet e prekura nga tërmeti, shkak kryesor ishin gabimet njerëzore dhe se gjatë inspektimeve gjendeshin lehtësisht përgjegjësi ligjore.