AKTUALITET, 9 Mars 2020, 11:18

Kosovë, Thaçi: Njerëz të caktuar janë të interesuar të pengojnë procesin e arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë

Kosovë, Thaçi: Njerëz të caktuar janë të


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ka shumë interes nga disa njerëz për të penguar procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje, midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se bëhet fjalë për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët e Kosovës, dhe njohje reciproke.

Sipas Thaçit, roli i SHBA është shumë i domosdoshëm në këtë proces.

Postimi i plotë:

''Ka shumë interes nga disa njerëz për të prishur procesin e arritjes së një marrëveshje përfundimtare paqeje midis Kosovës dhe Serbisë.

Pra, më lejoni ta them përsëri, me zë të lartë dhe të qartë: Ne po flasim për përfundimin e një konflikti të vjetër shekullor, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, jetë më e mirë për qytetarët tanë, dhe njohje reciproke.

Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Përsëri, roli i SHBA është i domosdoshëm.

Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme dhe ka mbështetje të plotë nga Matt Palmer. Faleminderit, Donald Trump për angazhimin për të sjellë paqe në botë.''