AKTUALITET, 9 Mars 2020, 10:01

Zbulohet IDENTITETI i dy të prekurve nga koronavirusi, banorë të Tiranës: Lagja ku banonin dhe detaje lidhur me gjendjen e tyre

Zbulohet IDENTITETI i dy të prekurve nga koronavirusi, banorë të


ISHP zbuloi dy raste pozitive me koronavirus në Shqipëri. Bëhet fjalë për babë e bir. Ky i fundit kishte ardhur nga Firence e Italisë dhe kishte infektuar babanë.

Gazetari i Abc News zbuloi emrat e dy personave të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për V.K, 54 vjeç dhe P.K, 28 vjeç (emra të njohur për redaksinë).

Ata kanë hyrë më datë 26 shkurt nga pika kufitare e Hanit të Hotit në Shkodër duke udhëtuar për në Tiranë.

Ndërkohë abcnews.al zbulon se dy të infektuarit banojnë në rrugën Irfan Tomini në Tiranë dhe janë me origjinë nga Puka.