AKTUALITET, 9 Mars 2020, 10:03

VIDEO/ Skandali me karantinat te Infektivi, nuk plotësojnë asnjë kusht higjenosanitar

VIDEO/ Skandali me karantinat te Infektivi, nuk plotësojnë asnjë


Kjo është dhoma në repartin e Infektivit në QSUT, ku gjendet i shtruar njëri prej dy personave të konfirmuar me koronavirus në vendin tonë.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News në to nuk ka masa të shtuara që i përkasin një karantine të mirëfilltë.

Kushtet nuk janë të standardeve të larta higjienike ndërsa ambientet flasin vetë: mungesë papastërtie, ambient i ftohtë dhe pa pajisje shtesë.

I vetmi ndryshim duket se është gatishmëria e mjekëve tashmë në alarm dhe izolimi i dhomës.

Gjithçka tjetër i përket një dhome standard në spitalet shqiptare që për pacientët normalë janë të rregullta por për kushtet ku kërkohet lufta ndaj koronaviorusit nuk janë gjëkundi.

Dy rastet e para me koronavirus të importuar në Shqipëri janë babë e bir, 54 vjeç dhe 28 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit “gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.

Strukturat e urgjencës kombëtare dhe Institutit të Shëndetit Publik janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet”.