AKTUALITET, 9 Mars 2020, 10:16

Koronavirusi/ Dogana e Hanit të Hotit rrëzon deklaratën e qeverisë: 28-vjeçari ka hyrë nga Muriqani

Koronavirusi/ Dogana e Hanit të Hotit rrëzon deklaratën e


Dogana e Hanit të Hotit ka hedhur poshtë njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, se 28-vjeçari i infektuar me koronavirus ka hyrë në vendin tonë nga kjo pikë kufitare.

“Dogana e Hanit te Hotit deri tani rrezon deklaratën e Ministrisë se Shëndetësisë.

Shtetasi 28 vjeçar, për te cilin ministria ka dhëne emrin nuk rezulton se ka kaluar ne doganën e Hanit te Hotit por atë te Muriqanit. Po ashtu babai i tij nuk rezulton i regjistruar as në Murriqan as në Hanin e Hotit. Efektivet e shërbimit në piken e Hanit te Hotit prej 4 orësh kane kontrolluar sistemin por nuk rezulton.

Madje sistemi është kontrolluar qe nga data 19 shkurt dhe nuk ka asnjë person me atë emër.

Shtetasi P.K, 28 vjeç rezulton qe ka hyre drejt Shqipërisë nga Murriqani ndërsa babai nuk rezulton i regjistruar ne asnjë prej doganave. 28 vjeçari është larguar nga Shqipëria ne janar dhe është rikthyer ne 26 shkurt”, bën të ditur Dogana e Hanit të Hotit.