TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të shmangin klubet e natës, si masë parandaluese për mospërhapjen e koronaviusit.
“Shmangni klubet e natës, se aty ka kontakte. Nuk janë në rrezik të rinjtë por personat që ato do të kontaktojnë më pas.
Të mos i takojmë të moshuarit. I lutemi të gjithë njerëzve se nuk ka nevojë që të shkojnë në spital për të kuptuar janë apo jo të prekur, mjafton që të marrin në telefon nr 127. Në këtë numër ka konsulta, se ka mjekë dhe infermierë.
E fundit, disiplina e gjithsecilit për t’u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk të çon askund.
Murtaja e shekullit të 15 përfshiu gjithë globin dhe nuk kishte as avionë e as tren. E rëndësishme është që nëse dikush vjen nga një zonë e kuqe të vetëkarantinohet. Kërkon vetëm pak disiplinë.”, u shpreh kryeministri Edi Rama.