TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova mban sot zi për dhjetë viktimat që humbën jetën në Kroaci, ku autobusi me të cilin ishin nisur drejt Kosovës, doli nga rruga dhe u përmbys.
Pas aksidentit të djeshëm presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të hënën e ka shpallur ditë zie shtetërore.
Në nder të viktimave sot institucionet e Kosovës kanë ulur flamurin në gjysmështizë. Edhe flamujt në objektin e Qeverisë, Kuvendit dhe Komunës së Prishtinës janë ulur në gjysmështizë.
Autobusi me 67 udhëtarë përfshirë fëmijë, ishte nisur nga Frankfurti për në Kosovë, ndërsa herët në mëngjesin e së dielës doli nga rruga në qytetin kroat, Sllavonski Brod.
Gjatë orëve të mbrëmjes të dielën edhe kryeministri i vendit Albin Kurti së bashku me disa prej ministrave kanë arritur në Kroaci ku dhe kanë vizituar të lënduarit e aksidentit.
Ndërkohë kryeministri i Kroacisë është zotuar se qeveria e tij do të mbulojë shpenzimet e të plagosurve në spitale.