AKTUALITET, 22 Prill 2020, 21:49

EMRI/ Arrestohet shqiptari, e tradhëtoi gabimi që bën çdo shpërndarës droge

EMRI/ Arrestohet shqiptari, e tradhëtoi gabimi që bën çdo

Një burrë shqiptar u arrestua nga policia dhe u dënuar me gjykim të drejtpërdrejt.

Arben Mamoci, 50 vjeç, i dënuar më parë dhe banues në Thiene u arrestua nga policia italiane, ndërsa penalisht u ndoq edhe një shqiptar tjetër 28 vjeçar me iniciale M.K.

Shqiptari u arrestua të martën pasdite pasi karabinierët të angazhuar për kontrollin dhe menaxhimin e urgjencës epidemiologjike nga Covid-19, arritën në Pilastroni, ku brenda parkingut vunë re një Smart me dy persona të dyshuar brenda tij.

Qëndrimi i paqartë i të dyve tërhoqi vëmendjen e policëve që ndërhynë për të identifikuar dy subjektet shqiptare.

Kërkimi i automjetit lejoi të gjenden rreth 18 gramë kokainë e ndarë dhe e mbështjellë me letër celofani, si dhe 1800 euro në kartëmonedha me emetimeve të ndryshme të mbajtura nga Mamoci, për të cilat besohet se janë të ardhura nga veprimtaria e drogës, shkruajnë mediat italiane.

I arrestuari u dënua me një vit burg, një gjobë prej 1.200 eurosh dhe në të njëjtën kohë u urdhërua shkatërrimi i lëndës narkotike dhe konfiskimi i parave.