AKTUALITET, 19 Prill 2020, 18:29

Koronavirusi/ Ulet sërish numri fataliteteve në Itali, ja sa ishin në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Italia regjistron 433 të vdekur si pasojë e koronavirusit, 49 më pak se dje, duke e çuar numrin total të viktimave në 23,660.

Të shëruarit kapin shifrën totale të 47,055 personave, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2128 raste (dje ishin 2200).

Në terapi intensive ndodhen 2835 persona, 98 më pakj se dje, ndërsa personat e shëruar me simptoma kanë arritur në 25,033, 26 më shumë se një ditë më parë.

Ndërkohë ka një ulje me 10 mijë sa i përket tamponëve, krahasuar me një ditë. Gjatë 24 orët e fundit janë kryer 50 mijë të tillë.

Me shifrat e sotme, Italia numëron 178,972 të infektuar dhe 23,660 viktima.

Pas SHBA-ve, që numërojnë deri tani mbi 39 mijë viktima, Italia është vendi i dytë në botë më i goditur nga Koronavirusi.

Të dhënat për të gjitha rajonet:

Të dhënat mbi koronavirusin në botë: