AKTUALITET, 19 Prill 2020, 16:13

Prishen planet e dasmës/ Guvernatori i Nju Jorkut: Amerikanët do të martohen në video-konferenca

Prishen planet e dasmës/ Guvernatori i Nju Jorkut: Amerikanët do

Kudo në botë ka qenë shumë e vështirë që ata çifte që kishin planifikuar martesën e tyre këto muaj të zhvillonin dasmën e tyre dhe të kurorëzoheshin ashtu siç ata kishin dëshiruar.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe për qytetarët e Nju Jorkut që kërkojnë të martohen në mes të pandemisë së koronavirusit.

Por për të gjithë banorët e Nju Jorkut, shteti ka gjetur zgjidhjen e duhur: njujorkezët do të jenë në gjendje të marrin librezat e martesës në internet dhe të martohen me video gjatë pandemisë.

Kjo pasi shumë zyra martese janë mbyllur nga situata e Covid-19, duke i penguar çiftet të marrtohen në kushte normale dhe pa stres.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka urdhëruar që çiftet të aplikojnë nga distanca për librezë. Gjithashtu shteti do të mundësojë që qytetarët t’i bëjnë dasmat në video.

“Tani nuk ka asnjë justifikim kur për të refuzuar martesën. Nuk ka justifikim. Mund ta bëni me Zoom.”- u shpreh guvernatori me humor.

Kujtojmë që deri më tani Amerika është vendi më i goditur në botë nga koronavirusi ku numri i të sëmurëve dhe viktimave është relitivisht shumë i lartë.