AKTUALITET, 19 Prill 2020, 16:42

Greqia zbulon planin e rihapjes: Nga 4 maji qytetarët dalin lirisht, lejohen dyqanet dhe parukeritë, hotelet në qershor

Greqia zbulon planin e rihapjes: Nga 4 maji qytetarët dalin lirisht,

Greqia, duke parë që shifrat e koronavirusit kanë rënë ndjeshëm ka shpalosur edhe planin e rihapjes dhe çlirimit nga karantina.

Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj është faza e parë e rihapjes. Qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë.

Po ashtu, në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.

Më 11-18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, baret dhe restoranet, por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete.

Hotelet më pas do të hapen në qershor, saktësisht në datën 15 qershor.