AKTUALITET, 19 Prill 2020, 16:38

Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër hapat e fundit drejt një qeverie të re

Paralajmëron Thaçi: Javën tjetër hapat e fundit drejt

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për formimin e qeverisë së re.

Thaçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se javën tjetër do të ndërmarrë hapat për formimin e qeverisë së re.

Kreu i shtetit ka thënë tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar përkrahjen e SHBA-së dhe BE-së për Kosovën.

“Javën tjetër unë do të ndërmarr hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re me një legjitimitet të plotë nga Parlamenti, i aftë për të luftuar COVID-19 dhe për t’i shërbyer popullit. Tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për të forcuar mbështetjen e SHBA dhe BE për Kosovën”, shkruan presidenti Thaçi.