AKTUALITET, 19 Prill 2020, 18:22

“Arrin në mbi 62 numri i të vdekurve nga COVID-19”- Ish-kryeministri Berisha publikon statistika të tjera: Si po mbahen të fshehura viktimat me urdhër të…

“Arrin në mbi 62 numri i të vdekurve nga COVID-19”-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se, po mban të fshehtë numrin e viktimave, si pasojë e koronavirusit në vend.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se deri me tani COVID-19 ka shkaktuar 26 viktima në vend, me një shënim në facebook, Berisha publikon të tjera statistika, ku shkruan se numri i viktimave ka shkuar, sipas tij, në 62 persona.

Sipas Berishës, kryeministri Rama ka dhënë urdhër që personat e tjerë që kanë humbur jetën, të mos regjistrohen si viktima të koronavirusit.

Miq, gjashtë të sëmurë me covid19 vdesin tri ditët e fundit, nga të cilët pesë në spital, të gjithë të pa regjistruar si të vdekur me COVID. Dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid-19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri“, shkruan mes të tjerash Berisha.

Postimi i plotë:

Gjashte te semure vdesin tre ditet e fundit me covid19!

Arrin ne mbi 62 numri i vdekjeve ne spital dhe ne shtepi nga covid 19!

Miq, gjashte te semure me covid19 vdesin 3 ditet e fundit, nga te cilet 5 ne spital, te gjithe te pa regjistruar si te vdekur ne covid.

Kjo sepse dekreti i Sulltan Salep Surrrelit ndalon vdekjet nga covid 19. I duhet me çdo kusht suksesi qofte dhe mbi kufoma dhe mashtrime qe i mbulon varri.

Keshtu me vdekjet spitalore dhe jo spitalore por ne shtepi, me rastin e raportuar dje nga media, i cili vdiq ne mengjes ne Spital por qe Ndrikull Hajnia me urdher te kryepeidemiologut xhahil te Surrelit u mbajti fshehur, siç ka mbajtur nje seri rastesh te tjera ne Shqiperi, arrin ne se paku 62 numri i te vdekurve me covid 19!

Ju uroj sherim te semureve por denoncoj gjithashtu shifrat e larta te vdekshmerise, deshmi e nje deshtimi te plote ne qendrimin ndaj epidemise! sb