TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka shkuar në 1100 numri i viktimave në Francë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 240 vdekje.
Ndërkohë, sipas autoriteteve në këto 24 orë janë konfirmuar 2.444 raste të reja me Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në vend në të paktën 22.300.
Sipas raporteve të publikuara në mediat franceze, numri i viktimave ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi të konfirmuar deri më tani kanë qenë vetëm ata që kanë vdekur në spital.
Ashtu si shumë vende të tjera evropiane edhe në Francë janë marrë masa të ashpra kundër përhapjes së koronavirusit.