AKTUALITET, 24 Mars 2020, 21:05

Ambasadori amerikan: I kënaqur që nesër votohet mocioni kundër qeverisë “Kurti”

Ambasadori amerikan: I kënaqur që nesër votohet mocioni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, përmes një shkrimi në rrjett sociale, ka mbështetur mbajtjen e seancës së të mërkurës në Kuvendin e Kosovës ku pritet të votohet mocioni i votëbesimit për “Qeverinë Kurti”.

“Jam i kënaqur ta shoh Kuvendin që nesër do ta mbajë seancën e mocionit të votëbesimit”, – shkruan Kosnett.

Ambasadori Kosnett tregon se sot i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, se është e rëndësishme që të respektohet kushtetua e vendit nga Kuvendi dhe institucionet e tjera.

“Siç i kam thënë Kryeministrit Kurti sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe gjitha institucionet ta respektojnë Kushtetutën”, ka thënë Kosnett.

https://twitter.com/USAmbKosovo/status/1242532549206904832

Siç dihet, mocionin e inicioi Lidhja Demokratike e Kosovës, njëkohësisht partneri qeverisës i kryeministrit Kurti. Ajo erdhi si rezultat i shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshëm, Agim Veliu.

Sipas LDK-së Kurti e firmosi shkarkimin pa u konsultuar fillimisht me kreun e LDK-së, Isa Mustafën.