AKTUALITET, 24 Mars 2020, 21:37

Mjeku Xhaxho: Ja si COVID-19 i dëmton mushkëritë tona, ngjason me turbekulozin

Mjeku Xhaxho: Ja si COVID-19 i dëmton mushkëritë tona, ngjason me

Mjeku i njohur, Roland Xhaxho, ka folur sot për koronavirusin, duke treguar disa të pathënë për këtë virus.

I ftuar sot në emisionin “Open”, Xhaxho u shpreh se, COVID-19 është i ngjashëm me turbekulozin dhe parapëlqen që të jetojë në vende me shumë oksigjen.

“Baza e kësaj sëmundje është dëmtimi i mushkërive. Kush vdes nga kjo sëmundje, vdes nga penumonia. Ky është një virus si tubekulozi që parapërlqen më shumë vendet që kanë më shumë oksigjen, që janë mushkëritë”, u shpreh mjeku.

Ai tregoi se si korona dëmton mushkëritë tona dhe si i nxjerr ato jashtë loje.

“Koronavirusi krijon një shtresë rreth mushkërive dhe nuk mund të marrin dot frymë. Nga një masë transparente që është mushkëria ajo ndryshon gjatë", tha ai.