AKTUALITET, 5 Tetor 2020, 16:10

Koronavirusi në Shqipëri/ Katër viktima në 24 orët e fundit, 144 raste të reja

Koronavirusi në Shqipëri/ Katër viktima në 24 orët e

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe katër persona nga COVID-19. Gjithashtu, janë kryer 912 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 144 qytetarë të prekur nga virusi Sars-Cov2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki :

72 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 8 në Lushnje, 7 në Fier, nga 6 raste në Korçë, Vlorë, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Kavajë, Divjakë, nga 3 raste në Pogradec, Prrenjas, nga 2 raste në Krujë, Tropojë, Berat, Belsh, nga 1 rast në Kurbin, Has, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 214 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, mjeku 72 vjeçar nga Skrapari, një 62 vjeçar nga Fieri dhe 2 qytetarë nga Tirana : një 78 vjeçar dhe një 79 vjeçare, me sëmundje bashkëshoqëruese. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë ju kujton të kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (5 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 144

Të shëruar ne 24 orë 150

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 912

Testime totale 93021

Raste pozitive 14,410

Raste të shëruara 8,825

Raste Aktive 5,185

Humbje jete 400

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2695

Durrës 555

Shkodër 398

Lezhë 262

Korçë 242

Elbasan 236

Fier 225

Vlorë 184

Kukës 132

Berat 114

Dibër 80

Gjirokastër 62