AKTUALITET, 15 Prill 2020, 17:22

Del mosha mesatare e viktimave të Covid-19 në Shqipëri

Del mosha mesatare e viktimave të Covid-19 në Shqipëri

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, ka folur më shumë rreth situatës së koronavirusit në vendin tonë. Duke folur për AbcNews, Bino është shprehur edhe për mungesën e të dhënave krahasimore në vendin tonë, sa i përket publikimit të rasteve nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një e dhënë që mungon në raportimet ditore të Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe mosha mesatare e të sëmurëve apo atyre që kanë ndërruar jetë.

"Në grupmoshat, nën moshën 50 vjec vdekjet janë në 2-3 per qind, vdekshmëri normale sa i përket koronavirusit. Ndërsa, vdekshmëria në grupe të tjera është shumë më e lartë. Duhet të mbajmë parasysh se Italia ka një grupmoshë të lartë. Ka edhe grupmosha të larta që e kanë lënë spitalin.”, tha Bino.

Ndërsa sa i përket, moshës mesatare të personave që kanë ndërruar jetë në vendin tonë si pasojë e koronavirusit, Bino u shpreh se, bëhet fjalë për persona mbi 65 vjeç. Sipas saj, shumë prej tyre kanë qenë mbi 70-vjeç.