TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.
Kreu i qeverisë greke njoftoi ndalimin e lëvizjeve nga ora 00:30 deri në 05:00 të mëngjesit në zonat e cilësuara si “të kuqe” apo “të verdha” në raport me numrin e rasteve me koronavirus,
Masa e re do të aplikohet duke filluar nga dita e shtunë.
Gjithashtu, Mitsotakis njoftoi se maskat do të jenë të detyrueshme në ambiente të brendshme dhe në rrugë për çdo qytetar të Greqisë.
“Vala e dytë ka ardhur, është e rrezikshme dhe prek të gjitha moshat”, tha Mitsotakis.