TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Turqia duhet të përmbahet nga provokimet rreth mosmarrëveshjes për kërkimet e gazit në Mesdheun lindor”. Mesazhi vjen nga ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili theksoi se Gjermania qëndron solidare me Qipron dhe Greqinë si partnerë të BE.
Ai i bëri thirrje Turqisë të qëndrojë e hapur për bisedime dhe të mos rifillojë kërkimin e gazit në zonat e diskutueshme detare me Greqinë.
Një anije turke u nis të hënën për të kryer shpime sizmike në Mesdheun lindor, e kjo solli reagimin e ashpër të Athinës, ku kërkoi që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Ankarasë.