TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Miratohet në lexim të parë projektligji për rimëkëmbjen ekonomike nga pasojat e pandemisë së Covid-19 me 64 vota, e cila deri tani ka prekur 16 mijë e 179 persona.
Projektligji u mbështet nga partitë e koalicionit qeverisës, ndërsa votimi u bojkotua nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisa Demokratike e Kosovës në opozitë.
Kjo ishte hera e shtatë që projektligji u hodh për votim.
Ndër çështjet më të diskutueshme të këtij projektligji është mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve të tyre të grumbulluara në Fondin e kursimeve pensionale të Kosovës. Kjo nismë e qeverisë nuk është përkrahur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit një tërheqje e tillë do të zvogëlonte pensionet e ardhshme.
Qeveria thotë se projektligji do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të përfitojnë pas humbjeve që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Përfaqësuesit e bizneseve në Kosovë vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen për pasojat në ekonominë edhe ashtu të rënduar të vendit, nga pandemia dhe vonesat në miratimin e këtij projektligji.
Qeveria e Kosovës në muajin që po e lëmë pas ndau rreth 87 milionë euro për bizneset private, në përpjekje për të lehtësuar përballjen e tyre me humbjet që kanë pësuar nga situata e krijuar me pandeminë e COVID-19.