BALLKAN, 12 Tetor 2020, 15:20

Covid-19 në Kosovë/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve, një viktimë në 24 orët e fundit

Covid-19 në Kosovë/ Mbetet i lartë numri i të infektuarve,


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private, janë testuar gjithsej 702 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 68 raste pozitive me Covid-19. Sipas institutit, në Kosovë është shënuar dhe një viktimë. 33 pacientë janë shëruar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 14.368, kurse numri i rasteve aktive është 1.231.

648 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.