BALLKAN, 9 Tetor 2020, 11:13

Donald Trump letër Hotit: Të forcojmë partneritetin mes kombeve tona


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë një letër nga Presidenti i Amerikës Donald Trump.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Hoti në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe letrën.

“E vlerësoj angazhimin tuaj të palëkundur për të siguruar stabilitet e paqe në Ballkan dhe në botë.

Mezi pres që të vazhdojmë forcimin e partneritetit mes kombeve tona dhe ju përcjell urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës”, thuhet në letrën e Trump.

Sakaq Hoti shpreh falënderime dhe mirënjohje ndaj President Trump për përkushtimin që sipas tij ka treguar për të vendosur paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe në botë.