TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nik Gjeloshaj dhe Genc Nimanbegu nga Lista Shqiptare në Mal të Zi do të takohen nesër në orën 11:00 me mandatarin për kryeministër Zdravko Krivokapic për të diskutuar kërkesat e tyre për të hyrë në qeveri.
Disa nga kërkesat e tyre janë decentralizimi, çështja e pronave dhe përfaqësimi i duhur në qeveri.
Burime bëjnë me dije se një nga kërkesat e tyre pritet të jetë ajo për të marrë postin e zëvendës kryeministrit.
Përfaqësuesit e Listës do të takohen sonte për të përcaktuar listën e plotë të kërkesave.
Ndërkohë një ditë më parë mediat raportuan se shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA do të drejtojë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.
Edhe partitë pro-serbe kanë qenë kundër, ka qenë NATO dhe vendet e Perëndimit që kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë duke i hapur rrugën kështu partisë së shqiptarit.
Nuk dihet nëse Abazoviç do të pranojë që të marrë vetë përgjegjësi apo do ta delegojë te njerëzit e tjerë të partisë. Marrëveshja përfundimtare do të firmohet në 30 tetor./