TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pasi zhvilloi një takim ditën sotme me ekspertë të shëndetësisë për koronavirusin, deklaroi për mediet se nuk është koha për propagandë, por është koha që të flasin mjekët dhe ekspertët.
“Duhet të flasin mjekë dhe specialistët. Duhet të bëhet një plan i detajuar për masat dhe qytetarët të informohen për masat e marra, t’u vihet në ndihmë të të rrezikuare, të krijohet një regjistër nga personat që vijnë nga këto zona. Duhet që njerëzit të informohen. Nuk është koha për propagandë, është koha të flasin mjekët dhe ekspertët. Vendi ynë ka mjekë shumë të mirë, ekspertë për të menaxhuar këtë situatë nëse ju jepet mbështetje nga qeveria. Qytetarët mos neglizhoni asnjë grip. PD me grupin e veçantë që ka nisur do të monitorojë hap pas hapi situatën në vend. Qytetarëve ju kërkoj që të qëndroni larg panikut dhe të mirëinformoheni “, u shpreh Basha.
Në këtë takim janë të pranishëm edhe ish-deputetë të PD-së, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Oriola Pampuri dhe Albana Vokshi, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë për këtë virus vdekjeprurës.
Javët e fundit Partia Demoraktike ka ngritur akuza për menaxhimin që qeveria po i bën rriskut të koronavirusit, ndërkohë që ministrja Manastirliu u përgjigj sot nga mbledhja e task forcës, duke thënë se nuk mund të bëhet politikë me këtë çështje.