AKTUALITET, 24 Shkurt 2020, 13:41

“Jetoj me 400 mijë lekë në muaj”, Manushi i zbulon gënjeshtrën Alesia Bamit: Hiqi këpucët

“Jetoj me 400 mijë lekë në muaj”, Manushi i zbulon


Ish-velina e Stop, Alesia Bami ishte pjesë e rubrikës “Trotuar” në “E diell” ku u fol për mënyrën e jetesës, shpenzimet mujore dhe rrogat e para.

Pavarësisht jetës së saj mes luksit dhe rrobave të shtrenjta, Alesia Bami ka treguar se rroga e parë ka qenë 300 mijë lek, ndërsa ajo sot jeton mirë edhe me 400.

“Rroga ime e parë në televizion ka qenë 300 mijë lekë dhe më ndihmonin edhe prindërit.

Kurse sot mund të jetoj edhe me 400 mijë lekë”- është shprehur Alesia Bami.

Mirëpo në këtë moment është afruar Manushi, duke i thënë: “Stop, hiqi këpucët, hiqi”, në mënyrë që të nxjerrë në pah markën e shtrenjtë të këpucëve që kishte veshur bukuroshja e ekranit, por edhe orën prej floriri, të cilën moderatori ia ka nxjerr në pah.

E vënë në siklet, Alesia Bami ka shtuar: “Unë po thoja që mund ta kalosh edhe me 40 mijë lekë se gjithçka ka të bëjë me menaxhimin e gjërave”.