TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Frika nga koronavirusi vazhdon të rritet. Italia ka shënuar këtë mesditë vdekjen e pestë, ndërkohë që numri i të prekurve shtohet.
Sipas mediave italiane, viktima e pestë është një burrë 88-vjeçar po nga rajoni i Lombardisë.
Italia ka vendosur kufizime të rrepta të karantinës në dy rajone, ku respektivisht janë edhe “pikat më të nxehta”, si Milano dhe Venecia.
Në dy qytete italiane nuk mund të hyhet dot, pa marrë leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli.
