AKTUALITET, 18 Mars 2020, 19:18

Koronavirusi/ LSI shtab qendror për monitorim dhe mbështetje, ja kush e drejtojnë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka njoftuar se ka ngritur një shtab qëndror i cili do të shërbejë për monitorimin dhe mbështetjen lidhur me situatën e koronavirusit.

Shtabi drejtohet nga nënkryetari i LSI dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, si dhe nga dy ish-deputetë Vangel Tavo dhe Floida Kërpaçi. Në përbërje të tij janë mjekë dhe infermierë si dhe LSI siguron se administrata e saj ka marrë të gjitha masat për sigurimin e mbrojtjes sanitare të Shtabit.

Sot LSI i propozoi qeverisë një paketë me shtatë masa ekonomike për të përballuar situatën me koronavirusin dhe për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve, bizneseve, studentëve dhe fermerëve të prekur na situata si dhe kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.