AKTUALITET, 18 Mars 2020, 17:53

Rama ka një sugjerim për bankat: Hapni sportelet 06.00-10.00 paradite dhe 16.00-18.00 pasdite

Rama ka një sugjerim për bankat: Hapni sportelet 06.00-10.00 paradite

Ndryshimi i fashave të orareve të lëvizjes për këmbësorët duket se ka sjellë shqetësim te bankat.

Një fakt të tillë e ka bërë me dije kryeministri Rama në rrjetet sociale ku shkruan se “bankat kanë hall se s’do iu shkojnë njerëz gjatë ditës në sportele, meqë nga nesër do të ndalohet lëvizja në këmbë nga ora 10.00 deri në 16.00?”

Përballë kësaj situate, Rama u kërkon bankave të hapin sportelet në varësi të këtyre orareve.

“Ta kuptojnë edhe bankierët se jemi në luftë dhe t’i hapin sportelet nga ora 06.00 – 10.00 në mëngjes dhe nga ora 16.00 – 18.00 pasdite! Nuk kemi si ia bëjmë ndryshe, të gjithë duhet të bëjnë sakrificën e tyre të vockël në këtë luftë të madhe për të mbrojtur jetën! Po të kishte bormbardime gjatë orarit të ndaluar çfarë do bënin bankat? E pra, fakti që nuk i shohim bombat që hedh armiku drejt nesh, nuk do të thotë se nuk jemi nën bombardim! Adaptohuni miq! Kjo nuk është lojë po luftë!”