TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor (ISHSH) njofton se gjatë aksionit për përballimin e koronavirusit ka gjetur në shkelje të vendimeve të qeverisë dy subjekte fasoneri, në Tiranë dhe Berat.
Ndaj këtyre dy subjektëve është vendosur masa administrative 500 000 lekë.
Ndërkohë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Njoftimi i ISHSH:
Në inspektimet e kryera ditën e sotme nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të veprimit për përballimin e COVID – 19, u gjetën me shkelje 2 (dy) subjekte të cilat ushtronin aktivitetin e tyre kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 2, datë 11.03.2020, Ligji Nr. 15, datë 10.03.2016 “Për Parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive” i ndryshuar. Ndaj subjekteve u vendosën masat administrative si më poshtë:
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, ka kryer 1401 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin sot më datë 18 mars 2020. Inspektimet dhe monitorimet janë kryer në furra buke, dyqane dhe supermarkete, fasoneri, call centers, fabrika dhe njësi prodhimi, spitale, poliklinika, qendra shëndetësore dhe ambulanca, farmaci etj.
Jemi në terren gjatë gjithë kohës. Kujdesemi Për Shëndetin Tuaj. Zbatoni masat për parandalimin e përhapjes së COVID -19.
FRIKË ASPAK. KUJDES PO.
#InspektoratiShtetërorShëndetësor