TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Andi Bejtja, ka ironizuar rolin që ka përqafuar së fundmi Edi Rama, si drejtor policie, që shpall në rrjetet sociale, ndalimet e përditshme për makinat dhe këmbësorët. Bejtja shprehet se kryeministri po operon si një Drejtor Policie i kabinetit Basha, i cili ndryshe nga Rama, në këtë kohë koronavirusi, po merret me propozime konkrete për krizën dhe jo vetëm me mbarëvajtjen e trafikut dhe ndalimin e qarkullimit.
Postim i plotë i Andi Bejtes:
EDI RAMA SI DREJTOR POLICIE I KABINETIT BASHA
Nese nje studiues, historian, apo qofte dhe gazetar, pas disa vitesh, do t’i rikthehet fare pa pasion, asaj qe po kalojme keto dite ne “Epoken e Corones”, do te vije kollaj te ky titull. Vetem duke pare leksikun e dy liderave kryesore, vetem ne harkun kohor te nje jave shikon njw shperpjestim te madh: Edi Rama ka kryefjale e refren te tij fjalen “Ndaloj”, ndersa lideri opozites fjalen “Propozoj”. Me kaq shume “Ndaloj” te njerit dhe me kaq shume “Propozoj” te tjetrit, ne rastin me te mire Edi Rama, he per he, nuk eshte as me pak e as me shume, po thjesht nje Drejtor Policie i Kabinetit Basha, qe anuncon me zell ne Facebook, oraret e ndalimit te kembesoreve, makinave….Kryeminister: je shume vone, fillo be kryefjale tenden fjalen “Propozoj”….Kryeministrat e Rajonit, te Europes e te Botes e kane bere me kohe….
/TPZ.al/