TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi në Europë mund të quhet “tragjedi italiane”.
Numri i viktimave po rritet në mënyrë të frikshme çdo ditë.
Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar shifra tronditëse: Brenda ditës së martë kanë ndërruar jetë 475 persona, duke e çuar numrin në total në 2978. Të hënën vdiqën 345 persona.
Italia është vendi i dytë më i prekur në botë pas Kinës, ndërkohë që është shteti i parë me më shumë raste në Europë.
Numri total i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713, me 4025 persona të shëruar plotësisht, 1084 më shumë nga e hëna, ose 37% më shumë thotë komisari i Komitetit për Mbrojtjen Civile, Angelo Borreli gatë një konference shtypi.
Gjithsesi, 8,3% e vdekjeve nga rastet në total do të thotë më shumë se dyfishi i përqindjes përsa i përket viktimave në Kinë.
Në Kinë numërohen 80,894 të infektuar në total, por tendenca e rasteve të reja është në zbritje.
/TPZ.AL/