AKTUALITET, 3 Gusht 2020, 09:09

“Ke lënë pas vetes vajza dhe djem”, humbi vëllanë nga koronavirusi, politikani dedikim prekës në rrjetet sociale

“Ke lënë pas vetes vajza dhe djem”, humbi


Pas vdekjes së vëllait të tij si pasojë e Covid-19, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale.

“Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd”, ka shkruar Latifi në rrjetet sociale.

POSTIMI:

Ti Baca Dem, mbolle besim, dije. Ke lënë pas vetes Arbenin i cili është pika e djalit, i mençur, i edukuar, ekonomist i pafjalë që e kishe krahë dhe shtyllë, i përgatitur për të të ruajtur nderin, burrërinë dhe virtytet njerëzore që i kishe e që na i mbolle ne dhe djalit tënd.

Ke lënë dy vajza, Arbnoren dhe Albulenën, që të dyja të diplomuara në universitet.

Edhe djalin e vogël Taulantin i cili po ndjek hapat tu, po merr dije në Universitetin e Prishtinës.

Një bashkëshorte zojë siç është Sahadeti.

Ne, 4 vëllezërit e tu, Nisreti, Smajli, Dauti dhe Tahiri dhe motrat Hatixheja dhe Vazvia, boshllëkun që na le do ta mbushim duke e ruajtur përulësisht kujtimin për ty.

E kemi babën, bacën Malush, të fortë e krenar me ty.

Sa shumë boshllëk që le baca Dem, te ne, te shokët, te shoqëria e gjerë!

Vepra jote ishte për mua, për ne, për vendin e për të mirën e tij!

Ke hedhur kudo farë sinqeriteti e dashurie!

Nuk besuam se përjetësimi yt është kaq i shpejtë!

Qenia fizike dhe i gjithë personaliteti yt është tashmë i ngulitur thellë në vetëdijen dhe kujtesën tonë.

Një jetë plot atdhedashuri, fisnikëri e trimëri, shtyllë e familjes tonë.

I përjetshëm kujtimi për ty, baca Dem!

Pusho i qetë në paqe, se ke lënë pas vetes vajza të mira, djem të ndershëm, grua me dinjitet e familje me krenari!