TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Arben Imami e ka cilësuar fitore pa lavdi. Siç deklaroi Imami në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, në vendin tonë nuk ka ndodhur që me votim të largohet një kryetar partie. Imami gjithashtu tha se gara ka pasur parregullsi të cilat do të vërtetohen, por sipas tij rezultati është i pakthyeshëm.
“Këto janë fitore pa lavdi. Nuk ishte garë e barabartë dhe ka edhe parregullsi që po vërtetohen. Ai rezultat është i pakthyeshëm sado të gërmojnë kandidatët e tjerë. Ka patur parregullsi. Një palë zgjedhje pasi ka humbur 4 palë zgjedhje nuk janë zgjedhje. Nuk ka ndodhur që me votim të largohet një kryetar partie”, tha Imami.