BOTA, 27 Prill 2020, 14:17

Koronavirusi godet ekonominë e Austrisë/ Borxhi i shtetit për 2020 mund të arrijë në 80%, defiçiti i buxhetit do të shkojë 10%

Koronavirusi godet ekonominë e Austrisë/ Borxhi i shtetit për


Austria sikurse shumë shtete të tjera që janë prekur nga koronavirusi, ka ndjerë një goditje të rëndë në ekonominë e saj. Mediat e huaja shkruajnë se defiçti buxhetor i Austrisë për vitin 2020 mund të arrijë në 10% dhe borxhi shtetëror mund të arrijë në 80%.

Ky lajm është bërë me dije nga Ministri i Financave Gernot Bluemel ditën e sotme, teksa shton se është ende shumë herët për shifrat konkrete.

Qeveria është e gatshme të rrisë paketën e ndihmës prej 38 miliardë eurosh nëse është e nevojshme, tha Bluemel për të përditshmen gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung.’

“Nëse nevojitet më shumë, do të ketë më shumë.

Në këmbim të mbështetjes financiare për njësinë austriake “AUA” të Lufthansa, qeveria do të kërkojë garanci të tilla si mbajtja e Vjenës si një qendër transferimi.” – u shpreh politikani.

Teksa është pyetur nëse marrja e aksioneve tek Lufthansa ishte një opsion ai u shpreh: Unë nuk jam duke përjashtuar ose paragjykuar asgjë në këtë fazë.

Lufthansa synon të përfundojë një paketë të shpëtimit të ndihmës shtetërore këtë javë me vlerë deri në 10 miliardë euro, bënë me dije disa burime për Reuters.

Ndërsa Bluemel rikonfirmoi qëndrimin e Austrisë se fondi i planifikuar i rimëkëmbjes së BE-së kryesisht duhet të sigurojë kredi të ripagueshme dhe jo grante siç kërkohet nga Italia.