AKTUALITET, 9 Mars 2020, 08:52

Koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik: Pesë mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

Koronavirusi, Instituti i Shëndetit Publik: Pesë mënyra për


Ndërkohë që koronavirusi tashmë ka hyrë edhe në vendin tonë, apeli i parë që bëhet është për kujdes dhe zbatim të rregullave të higjienës.

Instituti i Shëndetit Publik ka përsëritur sot pesë mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga koronavirusi i ri.

E para që këshillohet është të mbani distancë nga njerëzit të cilët kolliten apo teshtijnë.

Kollituni dhe teshtini duke përdorur bërrylin, jo duart tuaja. Mbuloni hundën dhe gojën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Nëse jeni të sëmurë qëndroni në shtëpi për të ndalur përhapjen e sëmundjes dhe për tu shëruar.

Shmangni prekjen e fytyrës dhe lani duart sa më shpesh. fërkojini për të paktën 20 sekonda me ujë të ngrohtë dhe sapun.

Ja edhe disa rregulla që duhet të keni parasysh

1-Lani shpesh duart.

2-Shmangni kontaktet e afërta me personat që kanë sëmundje dhe probleme respiratore.

3-Mos prekni sytë, hundën dhe gojë me duar, mbani duart larg fytyrës.

4-Mbuloni me dorë hundën dhe gojën nëse teshtini apo kolliteni.

5-Mos merrni në farmaci antibiotikë apo antivirale me mendje tuaj, por vetëm nëse janë rekomanduar nga mjeku.

6-Pastroni sipërfaqet me dezinfektues apo solucione me bazë alkooli dhe klori.

7-Përdorin maskat e fytyrës vetëm nëse dyshoni se jeni të sëmurë apo jeni pranë një personi të sëmurë.

8-Produktet MADE IN CHINA dhe pakot e ardhura që andej nuk paraqesin rrezik.

9-Kontaktoni në numrin jeshil 1500 nëse keni temperaturë ose jeni kthyer nga kina në më pak se 14 ditë.

10-Bagëtia dhe kafshët bujqësore nuk e përmbajnë koronavirusin e ri dhe nuk paraqesin rrezik.