AKTUALITET, 2 Nëntor 2020, 08:44

Koronavirusi shkakton 1.2 milion viktima në të gjithë botën

Koronavirusi shkakton 1.2 milion viktima në të gjithë botën


Situata e koronavirusit vijon ende të jetë serioze.

Me rritjen e infeksioneve shumë vende kanë rikthyer masat drastike, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Ndërkohë një numër i lartë personash, kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 1,200,361 viktima nga COVID-19, bën të ditur Universiteti i Johns Hopkons.

Sakaq Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë numrin më të lartë të viktimave me 230,972 humbje jete, ndjekur nga Brazili me 160,074 dhe India me 122,607 viktima.