TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, i është përgjigjur një akuze të analistit Baton Haxhiu, lidhur me kufijtë e Kosovës.
Haxhiu, deklaroi ne një emision televiziv, se korigjimi i kufijve ka filluar me Dindic dhe Ilir Metën.
VIDEO: Ja deklarata e Baton Haxhiut ku akuzon Ilir Metën
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/271937336817550/
“Jam krenar për miqësinë që kam patur me kryeministrin e Serbisë në atë kohë, i cili udhëhoqi revolucionin që shporri kasapin e Ballkanit dhe e paketoi për në Hagë.
Unë me Dindic kam biseduar për të liruar shqiptarët që mbaheshin në burg.
Kam biseduar që të mos përdorej këshilli i sugurimit për të vendosur disa veto, përmes Rusisë dhe ai ka bërë këtë mbyllje syshë.
Kam folur me të edhe për tu takuar me Thacin dhe kjo ka qenë një kërkesë e Thacit.
Kur u vra ish kryeministri Dindic? Në vitin 2002. Pavarësia e Kosovës, kur u shpall? Në vititn 2008.
Atëherë si mund të diskutoheshin kufijtë e Kosovës, kur nuk ishte shpallur pavarësia?
Shqiptarët e Kosovës të jenë të qetë, se në mardhëniet e mia me Serbinë, Batoni nuk ka qenë fare prezent”.
Unë tani nga Batoni pres që të thotë se edhe Adem Jashari u vra për ndryshimin e kufijve’, deklaroi Meta.
VIDEO:
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/230077421243664/
/TPZ.AL/